hajdari respekti per personat me shikim te dobesuar eshte detyrim jo meshire 68e6e1f0643bf

Hajdari: Respekti për personat me shikim të dobësuar është detyrim, jo mëshirë

October 9, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të takimeve me kategori të ndryshme shoqërore, kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, u takua me anëtarët nga Drenasi të Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve në Prishtinë — një takim i ngrohtë e frytdhënës që vuri në pah sfidat dhe nevojat e kësaj kategorie të veçantë shoqërore.

Kjo shoqatë ndërkomunale ka 50 anëtarë nga komuna e Drenasit, të cilët përballen çdo ditë me mungesë mbështetjeje institucionale.

Hajdari theksoi se kjo duhet të ndryshojë me një qasje të re e të përgjegjshme.

“Ofrimi i kushteve për pjesëmarrje në jetën aktive të qytetit nuk është mëshirë, por obligim institucional. Qytetari, pavarësisht nga cila kategori vjen apo çfarë sfidash ka, është mbi të gjitha dhe në qendër të çdo përpjekjeje për ne”, u shpreh ai.

Hajdari shtoi se synimi i tij është ta bëjë Drenasin qytet të barazisë qytetare, të qasjes së lehtësuar dhe të respektit për të gjithë. #mamireperDrenasin #mamirepertegjithe #PDK191 Petrit Hajdari

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

punonjesi i bazes ushtarake amerikane denohet per rrjedhje informacioni te klasifikuar ne nje faqe interneti takimesh 68e6dccfa96aa
Lajmi i mëparshëm

Punonjësi i bazës ushtarake amerikane dënohet për rrjedhje informacioni të klasifikuar në një faqe interneti takimesh

aktorja julia fox i bezdis fansat me nderhyrje gjate intervistes flet per burrat e vertete 68e6e3125e1b4
Lajmi i radhës

Aktorja Julia Fox i bezdis fansat me ndërhyrje gjatë intervistës, flet për “burrat e vërtetë”

Të fundit nga

ShkoLartë