hajdari i pergjigjet xhakes une dhe leoni kemi vendosur me zemer per kosoven 691b257752ee6

Hajdari i përgjigjet Xhakës: Unë dhe Leoni kemi vendosur me zemër për Kosovën

November 17, 2025
1 minut lexim

Granit Xhaka ditë më parë tha se Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari nuk kishin durim që të prisnin Zvicrën dhe zgjodhën Kosovën.

Tani ka ardhur përgjigja nga mbrojtësi dardan për Xhakën, duke thënë se nuk ka të bëjë me durimin.

“Nuk ka të bëjë me durimin. Unë dhe Leoni kemi zgjedhur me zemër ta përfaqësojmë Kosovën. Ajo çfarë ka thënë Graniti është thjeshtë mendimi i tij”.

“Unë kam vetëm respekt për karrierën e tij dhe vendimi im ka qenë vendim i marrë për vendin tim”, ka thënë Hajdari.

Ai tutje foli edhe për partnershipin që ka krijuar në qendër të mbrojtjes te Kosova, duke thënë se ndihet mirë me të gjithë.

“Trajneri vendos kush luan. Unë e kam ndjerë vetën mirë edhe me Fidanin, Ilirin apo Kreshhnikun, por edhe tashti me Lumbardhin dhe Amirin. Mundohem t’iu ndihmoj dhe ata gjithashtu më ndihmojnë mua. Jemi duke luajtur mirë dhe të shohim”, tha Hajdari. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlora ne gatishmeri per situaten e motit novosela rrezik permbytjeje 691b251e24130
Lajmi i mëparshëm

Vlora në gatishmëri për situatën e motit, Novosela rrezik përmbytjeje

rasti ndodhi ne veture detaje te reja nga plagosja e ushtarit te fsk se 691b258095918
Lajmi i radhës

“Rasti ndodhi në veturë”, detaje të reja nga plagosja e ushtarit të FSK-së

Të fundit nga

ShkoLartë