hailey bieber shkelqen me fushaten me te guximshme te rhode 68608664542f4

Hailey Bieber shkëlqen me fushatën më të guximshme të “Rhode”

June 29, 2025
min lexim

Hailey Bieber ka tërhequr gjithë vëmendjen me një paraqitje mjaft sensuale në fushatën më të fundit të produktit të saj të kujdesit për lëkurën, Mid Day Glaze, të markës “Rhode”.

Në një moment kur martesa e saj me Justin Bieber po përflitet për vështirësi të shumta, modelja 28-vjeçare zgjedh të flasë me qetësi – përmes stilit.

E veshur me një bluzë të shkurtë të bardhë dhe bikini të së njëjtës ngjyrë, Hailey pozoi në plazh me një version gjigant të produktit të saj të ri, duke theksuar figurën e saj të tonifikuar dhe lëkurën rrezëlluese, shkruan DailyMail.

Pamja u kompletua me flokët e mbledhura në një topuz dhe një grim minimalist, duke nxjerrë në pah freskinë e saj natyrale.

Fushata “mjegull pranë plazhit” erdhi pikërisht në një periudhë të ndjeshme për çiftin, pasi raportet për krizë në martesë janë bërë të zakonshme. Burime pranë çiftit kanë treguar se Justin po kalon një fazë të vështirë emocionale dhe se Hailey po përpiqet të ruajë qetësinë dhe të mbështesë familjen.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për Justin-in”, tha një burim për Us Weekly. “Hailey po përpiqet me të gjitha forcat që ta ndihmojë atë të rikthehet në rrugën e duhur, sidomos për shkak të fëmijës që kanë bashkë”.

Pavarësisht tensioneve, çifti nuk ka diskutuar për ndarje. Miqtë e afërt thonë se ata janë të vendosur të qëndrojnë së bashku dhe se besimi i përbashkët është themeli i marrëdhënies së tyre.

“Ata e shohin veten si shpirtra binjakë dhe janë të përkushtuar ta bëjnë këtë martesë të funksionojë”, theksoi burimi.

Ndërkohë, fushata e re e Hailey-t është një tjetër dëshmi e aftësisë së saj për të balancuar biznesin dhe presionet personale – me shumë elegancë. Ajo vazhdon të jetë jo vetëm një figurë e modës, por edhe një nënë dhe partnere që nuk tërhiqet përballë sfidave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abdixhiku publikon pamje nga tunelin i rregullzuar i kurrizit e quan model te rigjenerimit urban 686085385d035
Lajmi i mëparshëm

Abdixhiku publikon pamje nga Tunelin i rregullzuar i Kurrizit, e quan model të rigjenerimit urban

moti i kthjellet ne te gjithe territorin parashikimi per diten e sotme 6860d12969f26
Lajmi i radhës

Moti i kthjellët në të gjithë territorin, parashikimi për ditën e sotme

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë