Muaji gusht ka sjellë një valë të re kurorëzimesh në Kosovë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i martesave është rritur për 59.5 për qind krahasuar me korrikun.
Gjatë gushtit janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 972 martesa brenda dhe jashtë vendit, ndërsa një muaj më parë ky numër ishte 1 mijë e 236.
Në të kundërtën, numri i divorceve ka rënë ndjeshëm, nga 177 raste në korrik në vetëm 97 gjatë gushtit, që përfaqëson një ulje prej 45.2 për qind.
Burimi: botasot.info


