guardiola sfida me leverkusenin kyce per te siguruar fazen tjeter 6925b17613de1

Guardiola: Sfida me Leverkusenin, kyçe për të siguruar fazën tjetër

November 25, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit, theksoi se skuadra e tij tashmë e ka lënë pas humbjen në kampionat ndaj Newcastle.

“E kemi harruar menjëherë atë rezultat.

Ndeshjen e analizuam, por tani është thelbësore të mbajmë ritmin në fazën e grupeve,” deklaroi tekniku spanjoll. Ai shtoi se ekipin e presin katër ndeshje finale në grup, dy prej të cilave në shtëpi dhe dy të tjera si mysafir.

Duke vlerësuar kundërshtarin e radhës, Guardiola u shpreh: “Sot përballemi me ekipin që renditet i treti në Bundesliga, ndaj kjo është një sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme për të siguruar një vend mes tetë skuadrave më të mira.”

Në përfundim, ai ritheksoi nevojën për përqendrim maksimal te ndeshja e ardhshme. “Duhet të fokusohemi vetëm te ajo që na pret sot.

Çfarë ka ndodhur më parë nuk vlen më, e kaluara nuk llogaritet,” përfundoi Guardiola.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

spiropali pret ne tirane homologen austriake viena ofron mbeshtetje parimore per integrimin europian te shqiperise 6925b1150d869
Lajmi i mëparshëm

Spiropali pret në Tiranë homologen austriake: Viena ofron mbështetje parimore për integrimin europian të Shqipërisë

kica xhelili abdixhiku kishte kerkuar konsensus politik per tejkalimin e barrierave ligjore 6925b182653e0
Lajmi i radhës

Kica-Xhelili: Abdixhiku kishte kërkuar konsensus politik për tejkalimin e barrierave ligjore

Të fundit nga

ShkoLartë