guardiola i zhgenjyer me barazimin me chelsea n 695b86b8559dc

Guardiola i zhgënjyer me barazimin me Chelsea-n

January 5, 2026
1 minut lexim

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka pranuar se barazimi 1-1 ndaj Chelseat ka qenë një goditje për synimet e skuadrës së tij në garën për titullin kampion.

Pas këtij rezultati, City mbetet gjashtë pikë prapa liderit Arsenal, duke e vështirësuar rrugën drejt mbrojtjes së titullit në Premier League.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes, kur u pyet për garën për titullin”, ka thënë Guardiola.

“E vetmja gjë që mendoj është rikuperimi i lojtarëve për ndeshjen ndaj Brightonit të mërkurën. Sigurisht që ishim më afër”, theksoi ai.

Tekniku spanjoll theksoi paraqitjen e mirë të skuadrës së tij, pavarësisht mungesës së fatit përpara portës.

“Luajtëm një pjesë të dytë të jashtëzakonshme ndaj Sunderlandit dhe sot nuk patëm fat, por shënuam një gol. Të jesh klinik është pjesë e statistikave. Mund të krijosh raste, por duhet t’i konkretizosh. Si trajner u thashë lojtarëve se kemi luajtur shumë mirë kundër këtij ekipi”, përfundoi Guardiola.

Ai pranoi gjithashtu se Manchester City po përballet me mungesa të mëdha në repartin defensiv.

“John Stones mungon për muaj dhe tani edhe Ruben Dias e Josko Gvardiol do të jenë jashtë. Nathan Ake nuk mund të luajë rregullisht, siç e dimë. Kjo ndodhi edhe sezonin e kaluar dhe do të gjejmë një zgjidhje. Shpirti i ekipit do të jetë aty”, përfundoi tekniku spanjoll.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

babalja i tiktok gati per tu transferuar ne shqiperi eugert merizaj i denuar 32 vite burg per vrasje ne angli 695b86567212e
Lajmi i mëparshëm

“Babalja” i TikTok gati për tu transferuar në Shqipëri. Eugert Merizaj i dënuar 32 vite burg për vrasje në Angli

samsung prezanton projektorin portativ freestyle 695b878e75c9d
Lajmi i radhës

Samsung prezanton projektorin portativ Freestyle+

Të fundit nga

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ndryshëm sipas zonave. Bashkia Kolonjë Në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë qarkullimi
ShkoLartë