guardiola beson te permbysja ndaj realit duhet te japim gjithcka 69b7e62661dc6

Guardiola beson te përmbysja ndaj Realit: Duhet të japim gjithçka

March 16, 2026
1 minut lexim

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur për vendimin e tij për ta marrë drejtimin e “Seleçaos” pas përfundimit të aventurës me Real Madridin.

I intervistuar nga “Radio Marca”, trajneri italian zbuloi se ideja për ta drejtuar Brazilin kishte lindur shumë më herët,.

“Brazili ishte tashmë si opsion para dy vitesh. Nuk e kisha ndërmend të shkoja në një klub tjetër pas Real Madridit.”

Ancelotti shpjegoi se mundësia për ta marrë drejtimin e kombëtares braziliane ishte shfaqur që në atë periudhë, por situata ndryshoi kur vendosi ta vazhdojë kontratën me klubin madrilen.

“Mundësia për Brazilin kishte lindur që dy vite më parë, pastaj vazhdova me Madridin. Vitin e kaluar menduam se ishte momenti për t’u larguar dhe tani jam i lumtur.”

Trajneri italian theksoi gjithashtu se nuk kishte dëshirë ta tradhtonte klubin madrilen duke e marrë drejtimin e një tjetër skuadre, prandaj alternativa e një kombëtareje ishte më e natyrshme për të në fund të aventurës së tij në Madrid.

Kështu, pas përfundimit të epokës së tij të suksesshme me Real Madridin, Ancelotti vendosi ta nisë një kapitull të ri në karrierë duke e drejtuar Brazilin, me objektivin e madh për ta përgatitur skuadrën për Kupën e Botës 2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kush u vesh me bukur ne oscar emma stone nicole kidman kylie jenner kate hudson apo rose byrne 69b7df979a8a8
Lajmi i mëparshëm

Kush u vesh më bukur në Oscar: Emma Stone, Nicole Kidman, Kylie Jenner, Kate Hudson apo Rose Byrne

madagaskari emeron shefin e antikorrupsionit si kryeminister disa dite pas shperberjes se kabinetit 69b7e6da41077
Lajmi i radhës

Madagaskari emëron shefin e antikorrupsionit si kryeministër disa ditë pas shpërbërjes së kabinetit

Të fundit nga

ShkoLartë