grimerja kroate beri nje transformim te jashtezakonshem duke u bere si ronaldo ai pa story ne e saj ne instagram 68a62d78409b8

Grimerja kroate bëri një transformim të jashtëzakonshëm duke u bërë si Ronaldo, ai pa ‘story’-në e saj në Instagram

August 20, 2025
1 minut lexim

Grimerja e njohur kroate, Marina Mamić, ka mahnitur ndjekësit me transformimin e saj të fundit – këtë herë duke u shndërruar në Cristiano Ronaldon vetëm përmes make up-it.

Videoja e saj u komentua shumë në rrjetet sociale, ku Marina tregoi procesin e detajuar të punës që e bëri transformimin të dukej sa më real.

“Ju lutem, etiketoni llogarinë e @cristiano. Mos më pyesni sa kohë më desh të laja flokët pas kësaj transformimi. Doja t’ju tregoja sa shumë detaje duhen që një transformim të duket bindës. Faleminderit të gjithëve që më mbështesni, më ka shumë rëndësi”, shkroi ajo.

Por surpriza më e madhe ndodhi kur vetë Cristiano Ronaldo pa Instagram Story-n e saj. E entuziazmuar, Marina reagoi menjëherë: “Nuk ndodh kjo çdo ditë! Faleminderit të gjithëve që e tag-uan @cristiano në transformimin tim. As në ëndrrat më të çmendura nuk kam menduar se do të arrinte deri te profili i tij… por falë mbështetjes suaj, kjo ndodhi!”.

Marina Mamić prej vitesh njihet për transformimet e saj mbresëlënëse në fytyrat e të famshmëve.

Ajo ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Your Face Sounds Familiar” dhe është shndërruar më parë në emra të shumtë, përfshirë futbollistët Dominik Livaković dhe Joško Gvardiol, si dhe yje ndërkombëtarë si Jennifer Lopez, Julia Roberts, Eminem, madje edhe Luka Modrić e princeshën Diana.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perurohet unaza e vogel ne rrugen 12 qershori ne shtime 68a62c62247e9
Lajmi i mëparshëm

Përurohet Unaza e Vogël në rrugën “12 Qershori” në Shtime

thirrjet e rrejshme telefonike per aksidente toshkovski te moshuarit bien pre e ketyre mashtrimeve rastet ti raportojne ne polici 68a631bf5c6a7
Lajmi i radhës

Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici

Të fundit nga

ShkoLartë