greva vazhdon edhe neser pa autobuse ne kryeqytet 692c6d0e99ba6

Greva vazhdon: Edhe nesër pa autobusë në kryeqytet

November 30, 2025
min lexim

Autobusët e kryeqytetit, nuk do t’i kthehen punës as nesër. Greva e punëtorëve të Trafiku Urban do të vazhdojë nga ora 10.00. Kështu ka konfirmuar për Radio Kosovën, kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, duke thënë se greva do të vazhdojë deri në momentin që Komuna e Prishtinës ta shlyejë borxhin që ka ndaj operatorëve publikë dhe atyre privat.

Duke filluar nga ora 10.00 e mëngjesit deri në orën 12.00, Trafiku Urban do të bllokojë rrugët nga Qeveria e Kosovës deri te Komuna e Prishtinës, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave dhe mos alokimin e borxhit nga Komuna e Prishtinës. Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, duke folur për Radio Kosovën tha se sigurimi i fondeve të nevojshme për pagesa dhe stabiliteti i shërbimeve të transportit urban, janë dy kërkesat bazike të kësaj greve.

“Nesër fillon greva në orën 10.00 deri në orën 12.00, me autobus do të dalim për bartjen e punëtorëve tanë deri të objekti i Komunës. Greva do të vazhdojë deri në momentin e alokimit të mjeteve në xhirollogarinë e Trafikut Urban. Vendimi që është marr të premten, ende nuk ka arritur për vërtetim në Ministrinë e Financave  dhe atje e kemi premtimin që në momentin e verifikimit ato të alokohen në Komunën e Prishtinës dhe më pas komuna do të bëjë shpërndarjen sipas obligimeve që detyrohet. Nëse nuk alohohen, greva vazhdon në ditët me radhë, varësisht nga kushtet që do të kemi”, tha ai.

Gashi ka shprehur keqardhjen  për vështirësitë që janë shkaktuar nga pezullimi i transportit publik, por ka thënë se në momentin që mjetet alokohen, shërbimi i transportit publik do të rikthehet pa asnjë vonesë.

“Ky vendim ka mundur të merret edhe muaj më parë, por pse ka ndodh kështu, e dinë ata vet. Sigurisht kanë pritë protestë me bë. Është njollë e keqe me prit protestë për ta marr një vendim. Shpresojmë shumë që të mos vjen në këtë gjendje më, qyteti i Prishtinës”, shtoi ai.

Zyrtarë të Trafikut Urban kanë theksuar se të gjitha biletat mujore të paguara, do të kompensohen ditët në të cilat shfrytëzuesit nuk kanë mundur të përdorin shërbimin e transportit.

Greva e Trafikut Urban ka nisur nga e hëna, duke u pezulluar të gjitha linjat. 3 milionë e 220 mijë euro janë borxhet që Komuna ia ka Trafikut Urban, ndërsa 1 milion e 600 mijë euro, Trafiku Urban ua ka borxh furnitorëve për derivate, tha krye-sindikalisti, Ilmi Gashi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

teoria e kaosit ja si i justifikojne ekspertet ruse veprimet e putinit dhe kremlinit 5 shtyllat ku bazohet makina e propagandes se moskes 692c67e56e85c
Lajmi i mëparshëm

“Teoria e Kaosit”/ Ja si i justifikojnë ekspertët rusë veprimet e Putinit dhe Kremlinit, 5 shtyllat ku bazohet makina e propagandës së Moskës

ermal fejzullahu lamtumire shpat 692c6e32d3d3b
Lajmi i radhës

Ermal Fejzullahu: Lamtumirë Shpat

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë