grenell thote se trump do te perfshihet hap pas hapi ne ceshtjen e kosoves 689868ec3ce8f

​Grenell thotë se Trump do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës

August 10, 2025
1 minut lexim

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për t’u përfshirë në çështjen e Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.

“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell,.

I pyetur se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.

“Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mazrekaj shenon per ilirine 689868e916c4a
Lajmi i mëparshëm

Mazrekaj shënon për Ilirinë

lideret evropiane theksojne nevojen per ti mbrojtur interesat e ukraines para takimit trump putin 689869d7c7f28
Lajmi i radhës

Liderët evropianë theksojnë nevojën për t’i mbrojtur interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë