granit xhaka po cmend anglezet me keto statistika 6901fcd457f75

Granit Xhaka po çmend anglezët me këto statistika

October 29, 2025
1 minut lexim

Mesfushori shqiptar i Sunderlandit, Granit Xhaka, po përjeton një fillim sezoni magjik me “Macet e Zeza” në Ligën Premier.

Xhaka ka befasuar të gjithë kur vendosi gjatë verës të transferohet nga Bayer Leverkuseni te Sunderland, por zgjedhja e tij ka rezultuar të jetë e suksesshme.

Njëri nga më meritorët për këtë nisje të përkryer të edicionit pa dyshim se është shqiptar Xhaka, i cili si kapiten po udhëheq ekipin, teksa ka bërë edhe tri asistime.

Megjithatë, kjo nuk është arritje e vetme e Xhakës, pasi 33-vjeçari është futbollisti që ka vrapuar më së shumti kilometra në kampionat në nëntë xhirot e para.

Sipas një postimi nga faqja zyrtare e Ligës Premier, Xhaka ka vrapuar plot 100.8 kilometra në nëntë ndeshje, duke pasur një mesatare mbi 11 kilometra për ndeshje.

Pas Xhakës në renditje është bashkëlojtari i tij, Noah Sadiki, me 100.1 km, ndërsa pas tyre vijnë Elliot Anderson (Nottinggham) me 99.9 km, Daniel Munoz (Crystal Palace) me 99.2 km dhe Sander Berge (Fulham) me 98.5 km kompleton pesëshen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komiteti parlamentar i stabilizim asocimit deputeti korreshi autoritet shteterore fiken pa asnje paralajmerim transmetimin e news24 6901fc7502cd2
Lajmi i mëparshëm

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit, deputeti Korreshi: Autoritet shtetërore fikën pa asnjë paralajmërim transmetimin e News24!

prokuroria se kundershton pranimin e deklarates se wesley clark ne prova materiale 6901fce55ec9f
Lajmi i radhës

Prokuroria s’e kundërshton pranimin e deklaratës së Wesley Clark në prova materiale

Të fundit nga

ShkoLartë