granit xhaka me perqafim emocional 6987c6d237168

Granit Xhaka me përqafim emocional

February 8, 2026
1 minut lexim

Granit Xhaka ishte një nga figurat që tërhoqi vëmendje në “Emirates” pas ndeshjes Arsenal–Sunderland, e cila përfundoi me fitore bindëse 3-0 për vendasit në kuadër të Ligës Premier.

Kapiteni i Sunderlandit, i cili mungoi në fushë për shkak të lëndimit, ishte i pranishëm për të përkrahur skuadrën e tij, por momenti më i veçantë erdhi pas fishkëllimës së fundit, kur ai u përqafua ngrohtësisht me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta.

Arsenali dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke ruajtur vendin e parë në renditje dhe duke e konfirmuar formën e lartë këtë sezon. Megjithatë, për tifozët, pamja e Xhakës dhe Artetas së bashku ngjalli emocione të veçanta.

Marrëdhënia mes dyshes mbetet shumë e fortë që nga koha kur mesfushori shqiptar ishte pjesë e “Topçinjve”. Ishte pikërisht Arteta ai që e bindi Xhakën të qëndronte në Arsenal në një moment të vështirë, duke ia ndryshuar statusin nga një lojtar i kritikuar në një figurë kyçe dhe të respektuar nga tifozët.

Në anën tjetër, Arsenali vazhdon të kryesojë kampionatin me nëntë pikë avantazh ndaj Manchester Cityt, i cili të dielën përballet me një transfertë të vështirë ndaj Liverpoolit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cika jem cfare po ndodh mes gimbos dhe seline me propozoi 6987c038d5cd0
Lajmi i mëparshëm

“Çika jem!”, çfarë po ndodh mes Gimbos dhe Selinë: Më propozoi…

itali dhjetera qytetare protestojne kunder lojerave olimpike dimerore 6987c78c61e68
Lajmi i radhës

Itali: Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimërore

Të fundit nga

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat

Dyshime për “insider trading” nga rrethi i Donald Trumpit

Njoftimi që bëri të hënën presidentit amerikan Donald Trump lidhur me shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, ushqeu shpresa të brishta në mbarë botën për një përfundim diplomatik të luftës, dhe mesa duket,
ShkoLartë