google zgjeron kerkimin me ia ne ne me shume vende evropiane 68e6beae40e80

Google zgjeron kërkimin me IA-në në më shumë vende evropiane

October 8, 2025
1 minut lexim

Google po zgjeron funksionin e kërkimit me inteligjencë artificiale (IA) në mbi 40 vende dhe territore, përfshirë disa vende evropiane si Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën, Spanjën, Italinë, Suedinë dhe Poloninë, si edhe Tajlandën e Vietnamin.

Funksioni, i cili u lejon përdoruesve “të bisedojnë me rezultatet e kërkimit”, u lançua fillimisht në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Indi në korrik.

Sipas kompanisë, “AI Mode” ky funskion tani do të jetë i disponueshëm në më shumë se 200 vende dhe territore në mbarë botën.

Ky opsion mund të aksesohet përmes “Google.com” ose faqeve lokale të vendeve dhe shfaqet si një skedë shtesë pranë opsioneve standarde si “All”, “Images”, “Videos” dhe “News”.

Google paralajmëroi se mund të duhen disa ditë derisa funksioni të shfaqet për të gjithë përdoruesit, pasi  serverët përditësohen gradualisht.

Ky funksion mbështetet në sistemin” Gemini Pro 2.5” të  Google, i krijuar për të dhënë përgjigje të sakta dhe të shpejta. Përdoruesit tani mund të bëjnë pyetje të gjata dhe komplekse  që më parë kërkonin disa kërkime të ndara, tha Hema Budaraju, nënkryetare e Google, duke përmendur si shembull planifikimin e detajuar të një fundjave në Edinburg  bazuar në interesat personale.

Megjithatë, botuesit dhe kompanitë  që varen nga trafiku i kërkimeve në Google shprehin shqetësime për mundësinë e një rënieje të klikimeve.

Përfaqësues të Google thanë se përvoja e hershme në SHBA dhe BM tregon se citimet e burimeve që drejtojnë drejt faqeve me cilësi të lartë vazhdojnë të gjenerojnë trafik të konsiderueshëm. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i rende prane spitalit memorial ne fier perplasen dy mjete njeri perfundon ne kanal 68e6be85649fa
Lajmi i mëparshëm

Aksident i rëndë pranë spitalit Memorial në Fier, përplasen dy mjete, njëri përfundon në kanal

france lecornu macron do te emeroje nje kryeminister te ri brenda 48 oreve 68e6bef7f32a5
Lajmi i radhës

Francë, Lecornu: Macron do të emërojë një kryeministër të ri brenda 48 orëve

Të fundit nga

ShkoLartë