google sfidon iphone 16e me lancimin e pixel 9a 67dc2697ba317

Google sfidon iPhone 16e me lançimin e Pixel 9a

March 20, 2025
1 minut lexim

Google zyrtarisht prezantoi smartfonin Pixel 9a, modelin e ri të segmentit të mesëm që do të shitet për 499 dollarë. Ndryshimi më i madh i smartfonit është në pamjen e tij ku modeli i fundit distancohet nga shiriti i kamerës së pasme.

Smartfoni do të pajisur me një çip të ri, Tensor G4 ndërsa paraardhësi i tij kishte çipin G3. 9a premton mbi 30 orë jetëgjatësi baterie. Përmban 8GB RAM dhe vjen në kapacitet 128GB ose 256GB.

Do të jetë në shitje prej fillimit të muajit Prill në katër ngjyra. Ekrani i ri 6.3-inç Actua sipas Google ka ndriçim 35 përqind më të lartë sesa Pixel 8a me 2,700 nits. Vjen me ekran 120Hz.

Pixel 9a ka dy kamera të pasme: 48-megapiksel kamër parësore dhe 13-megapiksel me kënd të gjerë. Për herë të parë në seritë A, smartfoni ka Macro Focus. Pixel 9a është i pajisur me funksionalitetet AI të fotografisë si Add Me, Best Take, Magic Editor, Magic Eraser, Audio Magic Eraser, Night Sight, Astrophotography dhe Panorama me Night Sight.

Së fundi Google thotë se është telefoni i parë i kësaj serie me certifikimin IP68. Debutimi i tij vjen pak ditë pasi Apple prezantoi iPhone 16e i cili kushton 599 dollarë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

horoskopi pranveror zbulon se cfare ju sjellin muajt e ardhshem 67dc23c675493
Story i mëparshëm

Horoskopi pranveror zbulon se çfarë ju sjellin muajt e ardhshëm

qeveriamediat qe kane emituar video dhe foto materiale nga varrimi i viktimave kunder rekomandimeve ti largojne permbajtjet dhe te mos i shperndajne 67dc27c3103d4
Story i radhës

Qeveria:Mediat që kanë emituar video dhe foto materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve ti largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

Të fundit nga

20 vjet nga vdekja e Komandant Plakut

Sot mbushen 20 vjet nga ndarja nga jeta e gjeneral Xheladin Gashi-Plakut. Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë