Kompania Google ka prezantuar një funksion të ri në versionin beta të aplikacionit të saj të inteligjencës artificiale Gemini, të quajtur Personal Intelligence.
Ky sistem synon të ndryshojë komplet mënyrën se si inteligjenca artificiale ndihmon përdoruesit në detyrat e përditshme. Ai u jep mundësi përdoruesve të lidhin disa nga shërbimet e Googlet – si Gmail, Google Photos, Search dhe YouTube – në mënyrë që Gemini të mund të ketë qasje të sigurt në disa të dhëna personale dhe të ofrojë përgjigje më të personalizuara dhe më kontekstuale për pyetjet që bëhen.
Për shembull, në vend që t’i përgjigjet vetëm me informacion të përgjithshëm, Gemini tani mund të “kuptojë” kontekstin nga emailet, fotot apo kërkimet e mëparshme dhe të sugjerojë zgjidhje më të sakta dhe të përshtatura për situatën tuaj të veçantë. Funksioni është i fikur si parazgjedhje dhe përdoruesit vendosin vetë se cilat aplikacione duan t’i lidhin me Gemini.
Google thekson se privatësia është në qendër të këtij sistemi, pasi të dhënat mbeten nën kontrollin e përdoruesit dhe përdoren vetëm atëherë kur përdoruesi i ka dhënë leje. Aktualisht “Personal Intelligence” është i disponueshëm vetëm në version beta në SHBA, kryesisht për abonentët e paketave Google AI Pro dhe AI Ultra, por ka plane për ta zgjeruar në vende të tjera dhe për përdoruesit falas në muajt e ardhshëm.
Në këtë mënyrë, Google synon të bëjë një hap përpara në konkurrencë me sistemet e tjera të inteligjencës artificiale duke përdorur ekosistemin e vet të shërbimeve të lidhura.
Burimi: botasot.info


