google pixel 10 me ia te integruar sfidon rivalin e saj apple 68a64151306bc

“Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon rivalin e saj “Apple”

August 20, 2025
1 minut lexim

“Google” po sfidon rivalin e saj “Apple “me një ofensivë të inteligjencës artificiale (IA) pak para lançimit të pritur të modeleve të reja “iPhone”.

Seria e re “Pixel 10” përmban veçori të IA-së si përkthimi i thirrjeve dhe një “trajner kamere” që ofron këshilla për kompozimin e fotove, bëri të ditur kompania të mërkurën në një njoftim për shtyp.

Në modelet më të shtrenjta “Pixel 10 Pro”, IA është e integruar drejtpërdrejt në kamera, duke krijuar detaje artificiale në nivele të larta zmadhimi.

“Google” planifikon gjithashtu të ofrojë rekomandime shëndetësore në orën inteligjente”Pixel 4″, nën markën “Fitbit” që ka blerë më parë.

“Apple” është përballur me vështirësi në fushën e IA-së, duke u detyruar të shtyjë për vitin e ardhshëm versionin e ri të asistentit Siri, i cili pritej të bëhej më i dobishëm në jetën e përditshme falë qasjes në të dhënat e përdoruesve.

Ndërkohë, “Google” po integron thellësisht softuerin e vet IA “Gemini” në pajisjet “Pixel” dhe në smartfonët e tjerë me sistemin operativ “Android”, të prodhuar gjithashtu nga vetë kompania.

Në vitet e fundit, “Apple” ka prezantuar veçori individuale të IA-së për fotot dhe përpunimin e tekstit.

Si një tjetër lëvizje kundër konkurrencës, “Google” ka shtuar një “kamerë telefoto” edhe në modelin bazë të “Pixel 10”, diçka që shpesh mungon në këtë kategori çmimi.

Kompania amerikane deri tani i ka parë telefonat “Pixel” si një lloj “prototipi” për të demonstruar aftësitë e sistemit “Android”. Pjesëmarrja e modeleve të mëparshme në treg ka qenë e vogël, pjesërisht sepse “Google” nuk ka dashur të dëmtojë biznesin e partnerëve të saj të “Android”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u denoncua nga familjaret si i zhdukur kush eshte daniel shima roli qe kishte prej me shume se 4 vitesh te akshi 68a64126dd51f
Lajmi i mëparshëm

U denoncua nga familjarët si i zhdukur, kush është Daniel Shima? Roli që kishte prej më shumë se 4 vitesh te AKSHI

e rende ne greqi turistet 12 dhe 20 vjecar u futen per zhytje me maska ne halkidiki por u zhduken 68a6419ec3165
Lajmi i radhës

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u futën për zhytje me maska në Halkidiki, por u zhdukën!

Të fundit nga

ShkoLartë