google paralajmeron mos perdorni wi fi publik rrezikoni llogarite bankare 6913050ed5d18

Google paralajmëron: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

November 11, 2025
1 minut lexim

Google ka paralajmëruar miliarda përdorues të telefonave inteligjentë për rrezikun që llogaritë e tyre bankare të boshatisen nëse lidhen me rrjete publike Wi-Fi.

Kompania thekson se këto rrjete, që gjenden në kafene, aeroporte apo vende publike, shpesh janë “të paenkriptuara dhe lehtësisht të shfrytëzueshme nga sulmuesit kibernetikë”, shkruajnë mediat e huaja.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se rrjetet falas të Wi-Fi mund të përdoren nga kriminelët për të vjedhur të dhëna personale dhe financiare.

Google rekomandon që përdoruesit të shmangin lidhjen me këto rrjete sa herë që është e mundur.

Po ashtu, këshillon që përdoruesit të monitorojnë rregullisht llogaritë bankare dhe raportet e kredive.

Siç është thënë më tej, pajisjet Android mund të zbulojnë e të paralajmërojnë për mashtrime të mundshme, ndaj përdoruesit duhet t’u kushtojnë vëmendje këtyre njoftimeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u gjet i varur ne kangjellat e murit rrethues flasin qytetaret jetonte ne itali pinte shume alkool 691304e4f273a
Lajmi i mëparshëm

U gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, flasin qytetarët: Jetonte në Itali, pinte shumë alkool

sherbimi i sigurise ruse ukraina do te vidhte nje avion mig 31 penguam komplotin 691305556ce6a
Lajmi i radhës

Shërbimi i Sigurisë ruse: Ukraina do të vidhte një avion MiG-31, penguam komplotin

Të fundit nga

ShkoLartë