google gemini tani mund ti lexoje me ze dokumentet tuaja 68a83b9bdecb3

Google Gemini tani mund t’i lexojë me zë dokumentet tuaja

August 22, 2025
1 minut lexim

Përdoruesit do të kenë mundësinë të përshtatin zërin dhe shpejtësinë e riprodhimit të përmbajtjes për Gemini.

Google Docs do t’u lejojë përdoruesve të gjenerojnë një version audio të dokumentit të tyre, me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Në njoftimin që shpall këtë funksion të ri, Google thekson se do të jetë e mundur të personalizohen rezultatet zanore të Gemini AI përmes zërave të ndryshëm dhe shpejtësive të riprodhimit.

Kjo veçori nuk është e destinuar vetëm për krijuesin e dokumentit, sepse Google thotë se edhe lexuesit mund të kenë qasje në audion e gjeneruar nga inteligjenca artificiale në një dokument të shpërndarë, duke zgjedhur menynë rënëse “Tool” dhe pastaj skedën “Audio > Listen to this”.

Autorët gjithashtu mund të shtojnë një buton të personalizueshëm për audio direkt në dokument, duke zgjedhur “Insert > Audio”, mbi të cilin lexuesit mund të klikojnë për të filluar dëgjimin.

Google në prill kishte njoftuar planet për t’ju lejuar të ktheni dokumentet tuaja në podkaste me ndihmën e inteligjencës artificiale, por kjo veçori duket shumë më e dobishme nëse thjesht doni të dëgjoni atë që keni shkruar.

Për momentin, versionet audio të dokumenteve mund të gjenerohen vetëm në gjuhën angleze dhe vetëm në pajisje desktop.

Google po e sjell këtë funksion audio në Docs për përdoruesit e Workspace me plane biznesi, sipërmarrëse ose arsimore, si dhe për ata që kanë abonimet AI Pro dhe Ultra.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plagosja me arme e 28 vjecarit ne fresk arrestohet nje person shpallet ne kerkim nje tjeter 68a83b6a1e2df
Lajmi i mëparshëm

Plagosja me armë e 28-vjeçarit në Fresk/ Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

kuvendi i republikes serpska dhe dodik sfidojne bosnjen me referendum 68a83bd445e4f
Lajmi i radhës

Kuvendi i Republikës Sërpska dhe Dodik sfidojnë Bosnjën me referendum

Të fundit nga

ShkoLartë