google e ka bere programimin edhe me te lehte 68e1244e2e275

Google e ka bërë programimin edhe më të lehtë

October 4, 2025
1 minut lexim

Google ka prezantuar një seri mjetesh të reja për Jules, asistentin e vet me inteligjencë artificiale për programim.

Jules është krijuar për të ndihmuar programuesit në gjenerimin e kodit, korrigjimin e gabimeve dhe kryerjen e testimeve – gjithçka me synimin që përdorimi i këtij mjeti të jetë sa më i thjeshtë.

Keti Korevec nga Google Labs ndau risitë në një postim në blog, përfshirë prezantimin e Jules Tools, një ndërfaqe të re në vijë komande (CLI), si dhe një API të ri.

Korevec tha se këto ndryshime pasqyrojnë përkushtimin e kompanisë për ta përmirësuar si asistentin Jules, ashtu edhe produktivitetin e programuesve, përveç një sërë përmirësimesh më të vogla që tashmë janë të disponueshme për zhvilluesit.

Google e përshkroi Jules Tools si një CLI të re “të lehtë”, që e sjell Jules drejtpërdrejt në terminal.

“Ky është mënyra më e thjeshtë për të kaluar nga biseda në punë ‘krah për krah’ në një mjedis real pune”, shkroi Korevec.

Ajo theksoi se përmirësimet e reja janë të fokusuara që Jules të jetë i disponueshëm në më shumë vende, ndërsa përditësimet e mëparshme ishin përqendruar në besueshmërinë e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perflitet si nje nga emrat e pd qe mund te garoje per tiranen hasimja sfidon te ftohtin poston videon duke u hedhur ne ujerat e akullt 68e12423d291f
Lajmi i mëparshëm

Përflitet si një nga emrat e PD që mund të garojë për Tiranën, Hasimja “sfidon” të ftohtin, poston videon duke u hedhur në ujërat e “akullt”

shkaku i mbylljes se qeverise amerikane 1 3 milion ushtare punojne pa pagese 68e1249e10e6d
Lajmi i radhës

Shkaku i mbylljes së qeverisë amerikane, 1.3 milion ushtarë punojnë pa pagesë

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë