google drive shton google vids per redaktime te shpejta te videove 68ab8750a493b

Google Drive shton Google Vids për redaktime të shpejta të videove

August 24, 2025
1 minut lexim

Google Drive po bëhet gjithnjë e “më miqësor” me videot, duke prezantuar Google Vids, një mjet bazik për editim video direkt në cloud për përdoruesit e disa domain-eve Workspace.

Një ikonë e purpurt e Google Vids do të shfaqet në këndin e sipërm të djathtë kur hapet një video, duke lejuar prerjen e saj, shtimin e muzikës, tekstit dhe elementëve të tjerë vizualë.

Puna e bërë në Google Vids krijon një skedar të ri, që do të duhet të ruhet ose eksportohet veçmas.

Mjeti punon vetëm me video MP4, QuickTime, OGG dhe WebM që nuk kalojnë 35 minuta ose 4GB në madhësi.

Aktualisht, funksioni është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e Workspace, duke përjashtuar llogaritë falas të Google Drive.

Integrimi do të fillojë të shfaqet brenda 15 ditëve për përdoruesit e kualifikuar.

Edhe pse më i përshtatshëm për desktop, shfletuesit mobilë mund të realizojnë disa editime të shpejta me kujdes.

Ky hap i fundit tregon përpjekjet e Google për të ofruar një përvojë më të plotë video direkt në cloud..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksidenti tragjik u merr jeten dy motrave ne sarande makinat u perplasen koke me koke nje tjeter vajze e plagosur 68ab87289187b
Lajmi i mëparshëm

Aksidenti tragjik u merr jetën dy motrave në Sarandë! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, një tjetër vajzë e plagosur

lavrov zelensky nuk eshte me perfaqesues legjitim i ukraines reagon kievi pretendime absurde 68ab87938f642
Lajmi i radhës

Lavrov: Zelensky nuk është më përfaqësues legjitim i Ukrainës! Reagon Kievi: Pretendime absurde

Të fundit nga

ShkoLartë