Google do të mbrojë përdoruesit e inteligjencës artificiale gjeneruese ndaj padive për të drejtat e autorit

Google tha ditën e Enjte se do të mbrojë përdoruesit e sistemeve të saj të inteligjencës artificiale gjeneruese në platformat Google Cloud dhe Workspace nëse akuzohen për shkelje të pronës intelektuale duke ju bashkuar Microsoft, Adobe dhe kompanive të tjera që kanë bërë premtime të ngjashme.

Kompanitë e mëdha teknologjike si Google ka investuar në inteligjencën artificiale gjeneruese duke nisur një garë për ta inkorporuar në produktet e saj.

Por shkrimtarët, ilustratorë apo mbajtës të ndryshëm të të drejtave të autorit kanë thënë në disa padi se përdorimi i punëve të tyre për trajnimin e sistemeve AI është shkelje të drejtave të autorit.

“Në dijeninë tonë, Google është i pari në industri që ofron një qasje gjithpërfshirëse ndaj dëmshpërblimit,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Google tha se politika e saj aplikohet ndaj softuerit, përfshirë zhvillimin e platformës Vertex AI dhe Duet AI që gjeneron tekst dhe imazhe në Google Workspace dhe programet Cloud.

Kompania tha se përdoruesit që krijojnë qëllimisht përmbajtje që shkelin të drejtat e autorit nuk do të mbrohen. Një valë padish lidhur me inteligjencën artificiale gjeneruse ka shpërthyer duke prekur kompani të ndryshme përfshirë Google. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Ekonomistët: Masat e qeverisë japin rezultate, integrim në BE i rëndësishëm për ekonominë e vendit!

Story i radhës

Izraeli: Një diplomat punonjës i ambasadës izraelite në Pekin është sulmuar

Të fundit nga