Google do të fillojë fshirjen masive të llogarive të papërdorura Gmail javën e ardhshme

November 24, 2023
1 minut lexim

Google do të fillojë të fshijë llogaritë jo-aktive Photos dhe Gmail javën e ardhshme më 11 Dhjetor.

Është një lëvizje e planifikuar që kompania e njoftoi në muajin Maj duke shpjeguar se llogaritë të cilat nuk janë përdorur në dy vitet e fundit do të fshihen.

Së bashku me to do të fshihen edhe të gjitha përmbajtjet e lidhura me atë llogari që gjenden në aplikacionet Drive, Google Photos dhe Docs.

Zëvendës presidenti i menaxhimit të produktit të Google, Ruth Kricheli, shpjegoi se mbyllja e tyre është një masë sigurie e nevojshme.

“Nëse një llogari nuk është përdorur për disa vite me radhë, gjasat që të kompromentohet janë të larta. Kjo sepse llogaritë e pa përdorur zakonisht kanë fjalëkalime të vjetra dhe të ripërdorura që mund të jenë kompromentuar, ose nuk përdorin fare verifikim me dy faktorë.

Ai tha se në bazë të përllogaritjeve të Google, llogaritë e braktisura kanë 10 herë më shumë gjasa që të mos kenë verifikim me dy faktorë krahasuar me llogaritë aktive.

Deri në 2019-ën Google kishte 1.5 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën dhe është një prej shërbimeve më popullore të e-mail-it.

Për shkak të popullaritetit dhe lehtësisë të regjistrimit të një llogarie të re, mashtrues kanë shënjestruar vazhdimisht Gmail-in. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ndotja e ajrit ishte “përgjegjëse për më shumë se 250.000 vdekje” në Evropë

Story i radhës

Publikohen emrat e 39 palestinezëve që pritet të dalin sot nga burgjet izraelite

Të fundit nga

Murtezani në seancën e Këshillit kombëtar

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Agjenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për
sqmken
ShkoLartë