Google Bard do të sillet si një asistent personalë pas përditësimit të fundit

Bard, roboti bashkëbisedues AI i Google, mori një set përditësimesh të cilat mund ti hapin rrugë një adoptimi të gjerë.

Ditën e Marte Google njoftoi integrimin e AI gjeneruese në aplikacionet dhe shërbimet e saj, që do të thotë se mund të përdorni Bard për të kërkuar në mesazhe, dokumente etj për përshpejtuar proceset ditore.

Përmes një postimi në blog, Google tha se përditësimi i PaLM 2 AI mundëson funksionalitete të reja të si Bard Extensions të cilat e lidhin me Gmail, Drive, YouTube, Maps, Travel etj.

Ideja është që Bard të sillet më shumë si një asistent personal që mund të kërkojë nëpër llogarinë tuaj Google dhe tu vërë në dijeni apo tu përgjigjet e-maileve ose të aplikojë për një vend pune.

Mund të krijojë një përmbledhje të dy e-maileve, apo një deklaratë të shkurtër për CV. Sigurisht privatësia mbetet një shqetësim, veçanërisht nëse lejoni AI e Google të ketë qasje të drejtpërdrejtë në llogarinë tuaj.

Google thotë se do të mbrojë informacionet personale e nëse nuk përbën problem për ju, mund të shkoni në bard.google.com dhe të kërkoni diçka që përfshin një shërbim të Google. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Polonia dhe skandali i vizave: problem elektoral për PiS?

Story i radhës

Kancelari gjerman kërkon reformë në OKB

Të fundit nga