Vasilje Axhiç pritet të largohet nga Torino gjatë merkatos së janarit, pasi nuk ka më hapësira në radhët e Juventusit. Mesfushori malazez, e nisi sezonin me minuta të rëndësishme nën drejtimin e Igor Tudor, por me afrimin e Luçiano Spaletit gjithçka ka ndryshuar për të.
Ai u bë protagonist me një gol mbresëlënës në supersfidën kundër Interit, por gjithçka ndryshoi me ndërrimin e trajnerëve dhe tasëëm djaloshi 19-vjeçar kërkon një sistemim të ri për të siguruar më shuëm minuta.
Mediat italiane bëjnë ët ditur se gjysma e klubeve të Serisë A kanë shfaqur interes për të pasur mesfushorin si pjesë të tyre në gjysmën e dytë të këtij edicioni e më tej me emra si Piza, Xhenoa, Kaljari, Kremoneze, Parma dhe Leçe të cilët kanë bërë hapa konkret.
Axhiç ishte një nga zbulimet e ish-trajnerit të Partizanit, Mlladen Milinkoviç, në vitet kur ai drejtonte Buduçnostin në Malin e Zi. Asokohe djaloshi u bë titullar fiks në radhët e klubit malazez, duke siguruar edhe transferimin në radhët e Juventusit në Itali dy vite më parë.
Burimi: botasot.info


