goli i vitit ne seria a ylber ramadani perzgjidhet dhe i duhet vota e tifozeve 6919b7d75570d

Goli i vitit në Seria A, Ylber Ramadani përzgjidhet dhe i duhet vota e tifozëve!

November 16, 2025
1 minut lexim

Ylber Ramadani është pretendent për të fituar çmimin për golin më të bukur të vitit në Seria A. “Gran Gala Del Calcio” e ka përfshirë golin e Ylber Ramadanit në “Top 9” të përzgjedhur.

Ramadani shënoi pikërisht përballë Torinos një gol nga distanca, që ishte shumë i rëndësishëm për mbijetesën e Leçes. Rivalët e tij për këtë çmim janë futbollistë si Mois

Ken dhe Nikolo Barela, që po ashtu kanë shënuar gola mjaft të bukur.

“Gran Gala del Calcio” organizohet çdo vit nga Shoqata e Futbollistëve në Itali. Dhe ndër lojtarët që synojnë çmim prestigjioz, është edhe ish-lojtari i Partizanit.

Votimi mbyllet pikërisht një javë më pas, më 23 nëntor. Markus Thuram ishte lojtari që e fitoi në vitin e kaluar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kontrabande mallrash nga mali i zi arrestohet 46 vjecari nen procedim edhe kontrolloret lejuan kalimin e 6919b774b6b7b
Lajmi i mëparshëm

Kontrabandë mallrash nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari, nën procedim edhe kontrollorët! Lejuan kalimin e…

detonatoret ne leposaviq alarmon svecla serbia vazhdon te planifikoje sulme terroriste ne kosove 6919b7e55cea6
Lajmi i radhës

Detonatorët në Leposaviq, alarmon Sveçla: Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë