goditje e bujshme ne merkaton e superiores flamurtari afron sulmuesin e serie a 68a4805063868

Goditje e bujshme në merkaton e Superiores, Flamurtari afron sulmuesin e Serie A

August 19, 2025
1 minut lexim

Flamurtari i Vlorës ka dhënë sot sinjalin më të qartë se synon të jetë protagonist absolut në elitën e futbollit shqiptar.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen për transferimin përfundimtar të Alessandro Bolzan, sulmues i ardhur nga Cagliari në Serie A.

“Bolzan transferohet përfundimisht te Flamurtari, klub i kampionatit shqiptar. Një skaudër shumë ambicioze që synon të fitojë kampionatin”, shkruan Di Marzio në portalin e tij zyrtar.

Ky është një hap i madh për skuadrën vlonjate, e cila pas rikthimit në Superiore këtë sezon, po e tregon qartë se nuk dëshiron të mbetet thjesht një ekip kalimtar.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

transportonte derivate per tanket e ushtrise se putinit dronet ukrainas e shkaterrojne pamje nga aksioni 68a47fa5b571f
Lajmi i mëparshëm

Transportonte derivate për tanket e ushtrisë së Putinit, dronët ukrainas e shkatërrojnë – pamje nga aksioni

bisedimet per paqe trump kam ndermjetesuar per nje takim mes putinit dhe zelenskyt 68a4814b5e916
Lajmi i radhës

Bisedimet për paqe, Trump: Kam ndërmjetësuar për një takim mes Putinit dhe Zelenskyt!

Të fundit nga

ShkoLartë