goditja e madhe e dinamos vjen mesazhi i pare i bernard berishes 68988508bf4b7

Goditja e madhe e Dinamos, vjen mesazhi i parë i Bernard Berishës

August 10, 2025
1 minut lexim

Bernard Berisha është goditja e madhe e merkatos së klubit të Dinamos, me blutë të cilët kanë siguruar anësorin e njohur të sulmit kosovar për të shtuar radhët e tyre, nga të cilat pritet larigmi i Baton Zabërgjës.

Në orët e vona të së shtunës, ka qenë vetë klubi që ka zyrtarizuara gjithçka, duke bërë të ditur firmën me futbollistin 33-vjeçar i cili padyshim do të kthehet në një nga emrat e rëndësishëm në formacionin e Ilir Dajës.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha ka dhënë mesazhin e tij të parë si pjesë e bluve.

“I lumtur që jam kthyer përsëri në Shqipëri”, ishin fjalët e futbollistit, i cili ka marrë urime nga mbështetësit, por edhe ish-shokët e tij të skuadrës si Liridon Latifi, përkrah të cilit ka luajtur në radhët e Skënderbeut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nisma thurje denon rrethimin e news24 sulm ndaj lirise se medias dhe demokracise 68988490b83cd
Lajmi i mëparshëm

Nisma Thurje dënon rrethimin e News24: Sulm ndaj lirisë së medias dhe demokracisë

memli krasniqi nderon heronjte e betejes se junikut jane drite e pashuar mbi qiellin e lire te kosoves 6898850bb57f7
Lajmi i radhës

Memli Krasniqi nderon heronjtë e betejës së Junikut: Janë dritë e pashuar mbi qiellin e lirë të Kosovës

Të fundit nga

Dove Cameron dhe Damiano David martohen në Itali

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Dove Cameron dhe këngëtari italian Damiano David janë martuar në Itali. Çifti është fotografuar duke dalë nga një ceremoni e zhvilluar në një zyrë të gjendjes civile në
ShkoLartë