goditet rrjeti i madh i hakerave mashtronin dhe vidhnin me 49 milione llogari false dhe 40 mije karta telefonike 68f94fcf0ffba

Goditet rrjeti i madh i hakerave, mashtronin dhe vidhnin me 49 milionë llogari false dhe 40 mijë karta telefonike

October 22, 2025
1 minut lexim

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik, i koduar “SIMCARTEL”, është finalizuar me 7 arrestime dhe shkatërrimin e një rrjeti të sofistikuar kriminal që vepronte në disa vende të Europës.

Operacioni u zhvillua më 10 tetor në Letoni, ku u arrestuan pesë shtetas letonë, ndërsa gjatë aksionit u sekuestruan 5 servera, 1 200 pajisje SIM-box dhe 40 000 SIM karta aktive.

Dy persona të tjerë u arrestuan në vijim të hetimeve. Sipas Europol dhe Eurojust, rrjeti ishte përfshirë në më shumë se 3 200 raste mashtrimi kibernetik, duke shkaktuar një dëm financiar prej miliona eurosh – vetëm në Austri, rreth 4.5 milionë euro, dhe 420 mijë euro në Letoni.

Përmes një shërbimi online, rrjeti u jepte numra telefoni të regjistruar në mbi 80 vende, të përdorur për phishing dhe smishing – mashtrime përmes email-eve dhe mesazheve telefonike, që synonin të vidhnin të dhëna personale dhe llogari bankare të qytetarëve. Hetimet zbuluan se përmes këtij rrjeti ishin krijuar rreth 49 milionë llogari online false, të përdorura për mashtrime financiare, trafikim, zhvatje dhe shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë.

Në total, gjatë operacionit u kryen 26 kontrolle, u sekuestruan qindra mijëra SIM karta të tjera, 4 automjete luksoze, ndërsa autoritetet ngrinë 431 mijë euro në llogari bankare dhe 333 mijë dollarë në kriptomonedha.Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Austrias, Estonisë, Finlandës dhe Letonisë, nën koordinimin e Europol dhe Eurojust. Hetimet për rrjetin e gjerë të krimit kibernetik vijojnë, pasi autoritetet dyshojnë se dëmi i shkaktuar mund të jetë shumë më i madh se ai i dokumentuar deri tani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inside story ekskluzive vija e kuqe nga lalzi ne rodon si u grabiten pronat e banoreve 68f94fa4bcf19
Lajmi i mëparshëm

Inside Story/ Ekskluzive, “Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

u be virale per shtatzenine e saj por askush se dinte cfare po fshihte pas barkut 68f9501dd4882
Lajmi i radhës

U bë virale për shtatzëninë e saj por askush s’e dinte çfarë po fshihte pas barkut

Të fundit nga

ShkoLartë