goditet grupi i prostitucionit ne tirane arrestohen tre shtetase kineze dhe dy vietnameze shpallet ne kerkim nje tjeter 6abe494fa09f6

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, arrestohen tre shtetase kineze dhe dy vietnameze, shpallet në kërkim një tjetër

October 1, 2026
1 minut lexim

Pesë shtetase të huaja janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në apartamente të marra me qira ditore. Aktiviteti, sipas Policisë, reklamohej edhe në rrjetet sociale.

Të arrestuarat janë tre shtetase vietnameze, V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, si dhe dy shtetase kineze, L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe.

Sipas Policisë, pesë gratë ushtronin këtë veprimtari në tre apartamente të ndodhura në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”.

Në kuadër të hetimeve është shpallur në kërkim edhe një shtetas vietnamez, T. T., 35 vjeç. Ai dyshohet se kundrejt përfitimeve kishte siguruar kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie nga tre shtetaset vietnameze të arrestuara.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Last meeting”, kundër ushtrimit të prostitucionit, në banesa me qira ditore, veprimtari e cila reklamohet edhe në rrjete sociale.

Arrestohen 5 shtetase të huaja (3 vietnameze dhe 2 kineze) që ushtronin këtë veprimtari në 3 apartamente në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”.

Shpallet në kërkim një shtetas vietnamez që shfrytëzonte 3 prej shtetasve të arrestuara, me të njëjtën shtetësi.

Vihen në hetim 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen 5 celularë me të cilët kryheshin postime rreth kësaj veprimtarie.

Si rezultat i punës operative dhe monitorimit në hapësirën digjitale, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit që ushtrohet nga shtetase të huaja, në banesa të marra me qira ditore, në kryeqytet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Last meeting”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetaset që ushtronin këtë veprimtari në 3 apartamente, V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, të trija vietnameze, si dhe L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe, të dyja kineze.

Më tej, u shpall në kërkim shtetasi vietnamez, T. T., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka siguruar kundrejt përfitimeve, kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie nga 3 shtetaset vietnameze të arrestuara. Punohet intensivisht për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje marreveshje historike per luginen haxhiu mirepret bashkimin e tete subjekteve shqiptare 6abe48b2a12f4
Lajmi i mëparshëm

“Një marrëveshje historike për Luginën” – Haxhiu mirëpret bashkimin e tetë subjekteve shqiptare

droni rus godet shkollen ne kiev femijet shpetojne pasi ndodheshin ne strehimore nje i vdekur dhe dy te plagosur 6abe499249942
Lajmi i radhës

Droni rus godet shkollën në Kiev, fëmijët shpëtojnë pasi ndodheshin në strehimore – një i vdekur dhe dy të plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë