gjykatat ne krize te thelle gjyqtaret alarmojne reformat mbeten vetem ne leter 6ada522fd6d37

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

October 22, 2026
1 minut lexim
att.bXHKVve EEEaX6Lf1pv9ZzOoNqujX7iUQz53nTPB6EI

Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesë të theksuar të gjyqtarëve, stafit administrativ dhe mjeteve financiare. Për këtë ka alarmuar Shoqata e Gjyqtarëve, duke reaguar ndaj raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor për punën e gjykatave gjatë vitit 2025.

Sipas Shoqatës, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme për reforma, strategji dhe ndryshime ligjore, kushtet e punës në gjykata po përkeqësohen. Ndryshimet ligjore, pa mbështetje financiare dhe burime të mjaftueshme, nuk po japin rezultatet e pritura.

Çfarë kërkojnë gjyqtarët?

Për tejkalimin e krizës, Shoqata propozon rishikimin e rrjetit gjyqësor sipas nevojave reale të qytetarëve, digjitalizimin e proceseve dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, plotësimin e vendeve të lira të punës dhe sigurimin e pavarësisë financiare të gjykatave.

Nga Shoqata theksojnë se gjyqësori nuk kërkon privilegje, por kushte për ushtrimin e pavarur dhe efikas të funksionit kushtetues.

Ata bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar institucional, duke nënvizuar se reformat duhet të mbështeten në analiza profesionale dhe dialog të mirëfilltë, e jo në interesa politike afatshkurtra.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mesuesja e plagosur nga te shtenat ne shba u shtira si e vdekur per te shpetuar 6ada51d960824
Lajmi i mëparshëm

Mësuesja e plagosur nga të shtënat në SHBA: U shtira si e vdekur për të shpëtuar

mickoski nga samiti ne mal te zi pres mesazhe te forta per integrimin e ballkanit perendimor ne be 6ada52c107755
Lajmi i radhës

Mickoski nga Samiti në Mal të Zi: Pres mesazhe të forta për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Të fundit nga

ShkoLartë