gjykata kushtetuese vendose takime te rregullta me qytetaret 6991d97db0d13

Gjykata kushtetuese vendosë takime të rregullta me qytetarët

February 15, 2026
1 minut lexim

Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 62-vjetorit të mbledhjes së parë të mbajtur më 15 shkurt 1964, u bën thirrje qytetarëve për takime të rregullta me kryetarin Darko Kostadinovski, të cilat do të mbahen çdo të enjte të parë të muajit.

Shërbimi i Gjykatës kushtetuese për shtyp kumtoi se qëllimi i takimeve është të afrohet puna e kësaj gjykate drejt qytetarëve, të ngritet vetëdija për të drejtat e garantuara kushtetuese dhe të sqarohet mlnyra e parashtrimit të drejtë të parashtresave.

Theksojnë se takimet paraqesin mundësi që qytetarët të njihen për së afërmi me kompetencat, parashtresat dhe rëndësinë e vendimeve të Gjykatës kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive.

Për pjesëmarrje, të interesuarit mund të paraqiten në adresën elektronike [email protected], ndërsa për pyetje shtesë në dispozicion është edhe numri i telefonit +389 2 322 3626, ceket në kumtesë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zv kryeministri i pare bekim sali institucionet te mobilizuara per stabilizimin e gjendjes ne saraj 6991d321617c3
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Institucionet të mobilizuara për stabilizimin e gjendjes në Saraj

brenga e pritjes sukses por brenga e dashurise nga david dreshaj kush eshte 6991dbbf5893d
Lajmi i radhës

Brenga e pritjes – sukses, por “Brenga” e dashurisë nga David Dreshaj, kush është?

Të fundit nga

Të martën, reshje shiu me intensitet dhe dëborë

I gjithë vendi vijon të jetë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas sinoptikanëve, shiu ndërpritet vetëm ditën e hënë, për t’u rikthyer me intensitet më të lartë të martën. Madje disa qarqe

Struga Trim Lum po humb hapin për titull!?

Një ndeshje interesante, emocionuese dhe e paqartë deri në fund, por me triumf të mysafirëve.  Sileksi i Kratovës fitoi (3:2) në udhëtim ndaj skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum. Struga Trim Lum kaloi
ShkoLartë