gjorgjievski kerkon bredh te vitit te ri se paku 13 metra a do te arrije te ndricohet kryeqyteti ne kohe 6920d98ed9d88

Gjorgjievski kërkon bredh të Vitit të Ri së paku 13 metra, a do të arrijë të ndriçohet kryeqyteti në kohë?

November 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 nëntor – Qyteti i Shkupit ka hapur para dhjetë ditësh një thirrje publike për kompani të interesuara që të realizojnë dekorimet e fundvitit në kryeqytet. Sipas dokumenteve të publikuara në Byro për Prokurime Publike, oferta mund të dorëzohen deri më 4 dhjetor, pas së cilës do të zgjidhet kompania fituese. Fillimi i dekorimeve do të varet nga mbyllja e procedurës së tenderit, ndërsa në rast të ankesave, punimet mund të shtyhen edhe disa ditë.

Sipas specifikimeve të tenderit, në Sheshin e Shkupit duhet të vendoset një pemë e Vitit të Ri me lartësi minimale 13 metra, si edhe dekorime të tjera të shesheve dhe rrugëve kryesore.

Dekorimet festive do të vendosen në Sheshin Qendror, si dhe përgjatë rrugëve Dame Gruev, Dimitrija Çupovski, 11 Tetori, Filipi i Dytë, në bulevardet VMRO, Goce Dellçev, Partizanski Odredi, si dhe para ndërtesës së Qeverisë.

Për të qenë e kualifikuar, kompania duhet të dëshmojë të paktën tre kontrata të realizuara të ngjashme gjatë tre viteve të fundit, me vlerë mbi 10 milionë denarë.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka premtuar se kryeqyteti do të shkëlqejë në atmosferë festash. Këshilli i Qytetit ka miratuar një buxhet prej 70 mijë eurosh, që do të përdoret si për zbukurimet, ashtu edhe për organizimet festive të natës së ndërrimit të viteve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi ne festimet e 22 nentorit ne cair festa qe na bashkojne dhe na rikujtojne rrenjet tona 6920d274ce6ac
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi në festimet e 22 Nëntorit në Çair: Festa që na bashkojnë dhe na rikujtojnë rrënjët tona

te shtena me arme zjarri ne fier dyshohet per konflikt mes dy personave 6920db94e0965
Lajmi i radhës

Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personave

Të fundit nga

ShkoLartë