gjini pas takimit me ndi oferta gjashtepikeshe e aleances garanton zhvillim stabilitet dhe siguri per kosoven 6a578fd87c311

Gjini pas takimit me NDI: Oferta gjashtëpikëshe e Aleancës garanton zhvillim, stabilitet dhe siguri për Kosovën

July 15, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e Aleancës drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Aleancës dhe NDI-së, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.

Gjini bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua gatishmëria e Aleancës për të kontribuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve qendrore, përmes ofertës gjashtëpikëshe të partisë.

“Shprehëm gatishmërinë e Aleancës për të kontribuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve qendrore përmes ofertës sonë gjashtëpikëshe, e cila i garanton Kosovës zhvillim, stabilitet dhe siguri kombëtare”, ka theksuar Gjini.

Ai po ashtu vlerësoi bashkëpunimin e kahershëm me NDI-në, duke nënvizuar se kjo organizatë ka qenë një partnere e rëndësishme në programet për fuqizimin e grave dhe të rinjve në politikë.

Në fund të takimit, Gjini e falënderoi ambasadoren Nancy Soderberg për mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së ndaj proceseve demokratike në Kosovë, duke shprehur besimin se bashkëpunimi ndërmjet Aleancës dhe NDI-së do të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba nis nje tjeter vale sulmesh ndaj iranit 6a578b4a28e04
Lajmi i mëparshëm

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

do te kemi vendimmarrje kulluri komenton deklaratat e kreut te spak pozitat ndaj ballukut jane renduar sduhet te ngadalesohet puna 6a579050375a0
Lajmi i radhës

“Do të kemi vendimmarrje”/ Kulluri komenton deklaratat e kreut të SPAK: Pozitat ndaj Ballukut janë rënduar, s’duhet të ngadalësohet puna!

Të fundit nga

ShkoLartë