do te kemi vendimmarrje kulluri komenton deklaratat e kreut te spak pozitat ndaj ballukut jane renduar sduhet te ngadalesohet puna 6a579050375a0

“Do të kemi vendimmarrje”/ Kulluri komenton deklaratat e kreut të SPAK: Pozitat ndaj Ballukut janë rënduar, s’duhet të ngadalësohet puna!

July 15, 2026
1 minut lexim

Ervin Kulluri ka komentuar sot deklaratat e kreut të SPAK, Klodian Braho, ndërsa pohoi se me ardhjen në krye të këtij institucioni të këtij të fundit, është ngadalësuar puna.
“Me zotin Braho në krye të SPAK-ut të punës së ardhmes së Posaçme. Goditjet më të mëdha të Ramës që kemi pasur në kohën e Dumanit.

Sa i përket hetimeve për çështje të veçanta, që përfshijnë dosjet e Belinda Ballukut, Kulluri ngriti pikëpyetje mbi ecurinë e tyre. Ai tha se pozitat e Ballukut janë rënduar. Madje ai përmendi dhe abuzimet e tjera, sic janë fondet e AZHBR-së.

“Ku jemi me hetimet për AZHBR-në? Ku jemi? Me ardhjen në krye të zotit Braho kemi ngadalësim të punës së SPAK. Goditja të mëdha kemi pasur në rastin e Dumanit. Ka mundësi që Rama të ketë dalë në 3 çështje si shkelës i ligjit. Do të presim ça do të ndodhë, nëse do të thirret. I kam kërkuar kolegëve të mi të PD, që mos të bëjnë avokatin e Berishës. Këtë gjë kam thënë dhe për Metën dhe Ballukun.”, tha ai për “Programin e drekës” në News24 me Ola Brukon.

Deklarata e Brahos sot:

“Prokuroria ka qenë e qartë për atë që ka kërkuar. Nuk mund të vlerësojë qëndrimin e Kuvendit për një kërkesë të caktuar. Nuk mund të them detaje, është çështje konkrete. Mbase në një moment të mëvonshme SPAK në vijim të hetimeve mund të ketë një vendimmarrje përkatëse. Nuk mund të komentojë çështjen. Ajo që është e qartë është që Prokuroria e ka pasqyruar në diskutimet me dyer të mbyllura atë çfarë ka kërkuar dhe është i qartë reagimi i Prokurorisë pas vendimmarrjes së Kuvendit.”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjini pas takimit me ndi oferta gjashtepikeshe e aleances garanton zhvillim stabilitet dhe siguri per kosoven 6a578fd87c311
Lajmi i mëparshëm

Gjini pas takimit me NDI: Oferta gjashtëpikëshe e Aleancës garanton zhvillim, stabilitet dhe siguri për Kosovën

irani kercenon te bllokoje me shume rruge tregtare ndersa shba te nisin sulme te reja 6a5790b34bd93
Lajmi i radhës

Irani kërcënon të bllokojë më shumë rrugë tregtare ndërsa SHBA-të nisin sulme të reja

Të fundit nga

ShkoLartë