Berat Gjimshiti ishte i pakalueshëm mbrëmjen e sotme me fanellën e Atalantës, teksa zhvilloi një paraqitje fenomenale.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka folur për mikrofonat e Sky pas fitores 1-0 në shtëpi ndaj Romës, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Serie A.
Sa e nevojshme ishte një fitore ndaj një skuadre të madhe?
“Shumë, por jo vetëm ndaj një skuadre të madhe, sidomos këtu në shtëpi. Më ka ardhur keq për humbjen ndaj Interit për shkak të një gabimi timin; këta tifozë e meritojnë këtë fitore dhe të gjithë kemi luajtur mirë”.
Sonte u rikthye Gasperini: si e përjetuat?
“Sigurisht që njihnim shumë njerëz nga stafi në anën tjetër. Përshëndetja para ndeshjes ishte e veçantë, por gjatë ndeshjes mendon vetëm të fitosh: hymë në fushë të vendosur dhe e deshëm këtë fitore”.
A ka nisur gara për Europën?
“Mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, pastaj më përpara do të shohim edhe renditjen. Mendojmë të zhvillojmë ndeshje si Atalanta, si sonte”.
Burimi: botasot.info


