gjikolli e mariqi e nisin me fitore 68d08c952471c

Gjikolli e Mariqi e nisin me fitore

September 22, 2025
1 minut lexim

Visar Gjikolli është fitues i garës së parë në auto sllallom me vetura elektrike, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës.

Anëtari i KMDK pati kohën e përgjithshme prej 01:12.705 minuta.

“Jam i kënaqur për fitoren dhe për faktin që pas një viti u rikthyem në këto gara.

Sot gjithçka ishte shumë mirë, duke filluar nga organizimi, shtegu e konkurrenca.

Në fund të tetorit i kemi edhe dy gara në të cilat shpresoj të kem rezultate të mira dhe pse jo të jem fitues i kampionatit”, ka thënë “Gjika” pas fitores.

Në pozitën e dytë u rendit Genc Macula i Eurogoma RT, ndërsa në podium u gjend edhe Faton Majanci, po ashtu i Eurogoma RT.

Në garën e dytë fitues doli Dren Mariqi. Anëtari i AMKK pati kohë prej 01:12.917 minuta, pas anjë penallti.

“Ishte garë mjaft e fortë, me organizim të mirëfilltë dhe me garues që u treguan shumë të mirë. Disa prej tyre i njoh edhe nga disiplinat tjera, por pati edhe të rinj.

Gjithsesi jam i kënaqur me fitoren dhe pres që rezultate të tilla të arrij edhe në të ardhmen”, ka thënë Mariqi.

Në pozitën e dytë sërish u rendit Genc Macula, ndërsa i treti doli fituesi i garës së parë, Visar Gjikolli.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per vetem 9 minuta pyetjet qe mund te transformojne marredhenien me femijen 68d0799109dab
Lajmi i mëparshëm

Për vetëm 9 minuta! Pyetjet që mund të transformojnë marrëdhënien me fëmijën

vjeshta fillon me mot kryesisht me diell dhe mjaft te nxehte veror 68d08c9fe2971
Lajmi i radhës

Vjeshta fillon me mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë veror

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë