gjigantet e teknologjise po investojne miliarda ne garen per dominimin e inteligjences artificiale 6903a38f09236

Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e Inteligjencës Artificiale

October 30, 2025
1 minut lexim

Gjigantët e teknologjisë Meta, Alphabet dhe Microsoft po investojnë shuma të mëdha parash në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, në një garë për të dominuar një treg që po përjeton një bum të vërtetë dhe po e rrit vlerën e aksioneve të tyre në nivele rekord.

Raportet financiare të publikuara së fundmi tregojnë se këto kompani po shpenzojnë shuma për gjithçka, nga qendrat e të dhënave deri te çipet më të fundit – pavarësisht pyetjeve se kur dhe si do të shlyhen këto investime.

Meta, pronari i Facebook dhe Instagram, tha se shpenzimet e saj kapitale për vitin 2025 do të jenë midis 70 dhe 72 miliardë dollarëve, më shumë se vlerësimet e mëparshme.

Gjithashtu tha se shpenzimet në vitin 2026 do të jenë “dukshëm më të larta” se këtë vit, ndërsa Meta kërkon të arrijë liderët si OpenAI.

Shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg, mbrojti investimet e kompanisë, duke theksuar mundësitë e mëdha që sjell Al – si në zhvillimin e produkteve të reja ashtu edhe në përmirësimin e biznesit të reklamave.

“Gjëja e vërtetë është ta përshpejtojmë këtë”, tha ai.

“Tani për tani, aplikacionet dhe biznesi ynë i reklamave po operojnë nën kufizime të vazhdueshme të fuqisë kompjuterike.”

Pronari i Google dhe YouTube, Alphabet, gjithashtu rriti parashikimin e shpenzimeve për këtë vit në midis 91 dhe 93 miliardë dollarë.

Kjo është pothuajse dyfishi i shpenzimeve kapitale që kompania kishte në vitin 2024.

Microsoft nuk është shumë prapa.

Shpenzimet e tij kapitale në tremujorin që përfundoi më 30 shtator, duke përfshirë investimet në qendrat e të dhënave, arritën në 34.9 miliardë dollarë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestimi i ilir metes avokatja e popullit ne kuvend menyra e ndalimit ne kundershtim me ligjin 6903a363af1bb
Lajmi i mëparshëm

Arrestimi i Ilir Metës, avokatja e Popullit në Kuvend: Mënyra e ndalimit, në kundërshtim me ligjin

tre te vrare nga sulmet ruse ne sloviansk te ukraines 6903a3d433854
Lajmi i radhës

Tre të vrarë nga sulmet ruse në Sloviansk të Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë