gjigandi i automobilave po mbyll perkohesisht nje numer fabrikash ne evrope 68d6b4761e80a

Gjigandi i automobilave po mbyll përkohësisht një numër fabrikash në Evropë

September 26, 2025
1 minut lexim

Gjiganti i industrisë automobilistike Stellantis është i detyruar të ndalojë përkohësisht prodhimin në disa prej fabrikave të tij.

Arsyeja është kërkesa e dobët në treg, respektivisht mbledhja e madhe e stoqeve të automjeteve.

Ky gjigant që zotëron 14 marka veturash tani është i detyruar të ndalojë përkohësisht punën në disa nga fabrikat e tij.

Punëtorët në fabrikën e Pomiglianos në Itali, ku prodhohen Fiat Panda dhe Alfa Romeo Tonale, do të dërgohen në shtëpi që nga 29 shtatori.

“Kjo masë ka për qëllim të rivendosë ekuilibrin mes kapaciteteve prodhuese dhe kërkesës reale, të shmangë prodhimin e përkohshëm dhe të optimizojë strukturën prodhuese të fabrikës”, thuhet në deklaratën e Stellantisit.

Nga 13 tetori deri më 31 dhjetor, do të mbyllet gjithashtu fabrika e Stellantisit në Poissy, pranë Parisit, ku prodhohen modelet e DS dhe Opel Mokka. Gjithashtu, përkohësisht do të ndalojnë punën edhe fabrikat në Gjermani dhe Poloni.

Së fundmi, Stellantis ka emëruar një drejtor të ri ekzekutiv. Antonio Filosa ka marrë drejtimin e kompanisë pas shkarkimit të Carlos Tavares. Rikthimi i Stellantisit në një pozicion të qëndrueshëm do të jetë një detyrë sfiduese. Për momentin, situata nuk është dramatike, por as e këndshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekja tragjike e vellait te mitur te gjestit zbardhen detaje nga aksidenti i rende shoku i tij ne gjendje kritike 68d6b4444eeff
Lajmi i mëparshëm

Vdekja tragjike e vëllait të mitur të Gjestit, zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë, shoku i tij në gjendje kritike

trump besoj se kemi nje marreveshje per ti dhene fund luftes ne gaza do ti kthejme pengjet izraelite 68d6b4b733b97
Lajmi i radhës

Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, do t’i kthejmë pengjet izraelite

Të fundit nga

ShkoLartë