gjermania ndjek modelin grek pensionistet qe punojne do te perfitojne nga lehtesite fiskale 68ee8d88375d6

Gjermania ndjek modelin grek, pensionistët që punojnë do të përfitojnë nga lehtësitë fiskale

October 14, 2025
1 minut lexim

Qeveria gjermane po përgatit një projektligj të ri që synon të inkurajojë pensionistët të qëndrojnë aktivë në tregun e punës, duke u ofruar atyre një përjashtim tatimor prej 2,000 eurosh në muaj për të ardhurat nga puna.

Sipas raportimit të Financial Times, masa pritet të hyjë në fuqi në janar dhe do t’i kushtojë shtetit rreth 890 milionë euro në vit.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Kancelarit Friedrich Merz për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në ekonominë më të madhe të Evropës. Në thelb, ajo synon të krijojë stimuj të fortë fiskalë për qytetarët që, ndonëse në moshë pensioni, zgjedhin të kontribuojnë ende në tregun e punës.

Gjermania, siç vëren FT, po ndjek shembullin e Greqisë, ku pas një reforme të thellë dy vite më parë, u hoqën penalizimet e rënda për pensionistët që punonin. Nga humbja automatike e 30-60% të pensionit, sot ata e marrin pensionin e plotë dhe kontribuojnë vetëm 10% të pagës në fondin e sigurimeve EFKA. Si rezultat, numri i pensionistëve të regjistruar që punojnë është rritur nga 35,000 në vitin 2023 në mbi 250,000 sot.

Përveç stimulimit të pjesëmarrjes aktive të të moshuarve në ekonomi, kjo politikë ndihmoi edhe në “zbardhjen” e tregut të punës, pasi penalitetet e mëparshme shtynin shumë pensionistë drejt punës informale, pa të drejta apo përfitime shtesë.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Merz ndjek modele të suksesshme nga Greqia. Ndër reformat e tjera të ngjashme përfshihet dixhitalizimi i shtetit, për të cilin është krijuar një ministri e veçantë – si dhe regjistrimi elektronik i orarit të punës dhe përjashtimi nga tatimi i orëve shtesë të paguara, praktika që tashmë zbatohen në Greqi.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump jep detaje te reja per pengjet dhe thote se hamasi nuk i ka kthyer trupat sic eshte premtuar 68ee8bd435d5d
Lajmi i mëparshëm

Trump jep detaje të reja për pengjet – dhe thotë se Hamasi nuk i ka kthyer trupat ‘siç është premtuar’

altin dumani prokuroret e spak jane kercenuar seriozisht nga organizatat kriminale 68ee909e75299
Lajmi i radhës

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë