gjeorgjievski shkupit nuk i duhet eksperiment 68f93111e3a87

Gjeorgjievski: Shkupit nuk i duhet eksperiment

October 22, 2025
1 minut lexim

Pas një pauze të shkurtër, qetësia politike në Maqedoninë e Veriut perfundoi. Rrethi i dytë po afrohet me hapa të shpejtë, ndërsa kandidatët që arritën të kalojnë në rrethin e parë të votuesve, ende nuk janë rikthyer në skenën zgjedhore. Por heshtja nuk do të zgjasë shumë. Nga sot nisi një vale të re aktivitetesh, një rikthim i kandidatëve në terren, me takime, prezantime publike dhe përpjekje për t’i bindur qytetarët me platformën e tyre. Fushata zyrtarisht do të vazhdojë deri më 31 teto, ndërsa më 1 nëntor vendi do të hyjë në heshtje zgjedhore.

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, sot ka mbajtur një takim koordinues me shumicën e këshillit në Qytetin e Shkupit, i udhëhequr nga bartësi i listës, Dame Dimitrovski. Gjorgjievski tha se në Qytetin e Shkupit kanë siguruar një shumicë të këshillit stabile, ndërsa takimi me ta ishte konstruktiv dhe i drejtuar drejt hapave konkretë pas marrjes së funksionit të qytetit.

ORCE GJORGJIEVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-NË PËR QYTETIN E SHKUPIT

“Shkupit i nevojitet stabilitet dhe zgjidhje sistematike për problemet e grumbulluara – jo eksperimente, por plan, përgjegjësi dhe punë. Këshilli Komunal do të jetë motori i këtyre ndryshimeve, i përqendruar në interesin e qytetarëve”.

Gjorgjievski theksoi se shumica do të udhëhiqet nga parime, punë dhe përgjegjësi, dhe se çdo këshilltar do të ketë vendin dhe rolin e vet në zhvillimin e qytetit.

Sipas tij, ribalancimi i parë i buxhetit do të fokusohet në rikthimin e funksionalitetit të qytetit, investime kapitale, përmirësimin e infrastrukturës, mjedis të pastër jetësor dhe stabilizimin e ndërmarrjeve publike , të cilat, siç tha ai, ndodhen në një kolaps serioz.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

revista franceze artikull per festen e princit leka me blerta celibashin fejesa ne parajse 68f91fd23e9a8
Lajmi i mëparshëm

Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë

alimehmeti mandatet e drejtuesve te pd mbarojne ne pranvere binaj nuk eshte jopolitik por eshte jopartiak 68f93274b90ca
Lajmi i radhës

Alimehmeti: Mandatet e drejtuesve të PD mbarojnë në pranverë, Binaj nuk është jopolitik, por është jopartiak

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë