gjendje e rende nga vershimet ne gjakove disa familje te evakuuara 695d65f74d67e

Gjendje e rëndë nga vërshimet në Gjakovë, disa familje të evakuuara

January 6, 2026
1 minut lexim

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe daljes së lumenjve nga shtretërit, gjendja në komunën e Gjakovës paraqitet e rëndë. Shumë rrugë në lagje dhe fshatra janë përmbytur nga uji, ndërsa në disa zona uji ka depërtuar në oborre dhe bodrume të shtëpive, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në ekonomitë familjare.

Banorët e zonave të prekura thonë se dëmet janë të konsiderueshme dhe se shumë pajisje shtëpiake dhe artikuj ushqimorë janë shkatërruar nga uji. Ata shprehen se situata është e përsëritur dhe se përballja me pasojat po bëhet gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta.

Gjendjen e rëndë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët komunalë. Sipas tyre, për shkak të rrezikut nga vërshimet, në disa lagje të qytetit si Dardania, Brekoci dhe Fshati i Gjelbër janë evakuuar disa familje.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjakovë, Pranush Komani, ka bërë të ditur se situata është emergjente dhe se institucionet komunale kanë formuar shtabin emergjent për menaxhimin e gjendjes.

Ai tha se ekipet emergjente kanë intervenuar për të evakuuar banorët që ishin të bllokuar nga uji, ndërsa gjendja më e rëndë paraqitet në vendbanimet joformale në Brekoc, përfshirë zonën “Shote Galica”, si dhe në lagjen Dardania, përkatësisht ish-Piskota, afër fabrikës së tjegullave. Disa familje janë zhvendosur dhe një familje tashmë është strehuar, ndërsa autoritetet po punojnë për strehimin edhe të familjeve të tjera të rrezikuara.

Komani theksoi se të gjitha ekipet emergjente janë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe ndodhen në gjendje gatishmërie 24 orë.

Sipas informacioneve nga terreni, përmbytje janë evidentuar edhe në disa fshatra të komunave të tjera të rajonit të Dukagjinit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muric nga minuta e pare ky eshte vendimi per edon zhegroven 695d64fea36d1
Lajmi i mëparshëm

Muriç nga minuta e parë, ky është vendimi për Edon Zhegrovën

trump thote se shume ushtare kubane u vrane ne bastisjen ne venezuele por e quan operacionin te shkelqyer 695d65f99fc9f
Lajmi i radhës

Trump thotë se “shumë” ushtarë kubanë u vranë në bastisjen në Venezuelë, por e quan operacionin “të shkëlqyer”

Të fundit nga

Pa fitues derbi i madh i Anglisë

Derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Liverpoolit nuk prodhoi gola, me dy skuadrat që u ndanë baras 0:0, në kuadër të javës së 21-të të Premier League. Ndeshja ishte e luftuar
ShkoLartë