Ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, vlerësoi se gjendja në burgje duhet të trajtohet seriozisht, pasi strukturat kriminale mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe brenda burgjeve.
“Presionet, frikësimi dhe korrupsioni mund të cenojnë drejtpërdrejt integritetin dhe qëndrueshmërinë e personelit të burgjeve. Këto sfida janë reale dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë”, deklaroi Toshkovski, i cili mbipopullimin e vlerësoi si një problem.
Ai në konferencën e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, vlerësoi se me këtë do të dobësohet efikasiteti i sistemit të drejtësisë penale. Ndër të tjera ai vlerësoi se bashkëpunimi rajonal do të përmirësojë gjendjen në burgjet e Maqedonisë së Veriut.
Burimi: alfax.mk

