gashi ideja fillestare e abdixhikut ishte koalicioni me lvv ne me pas tha se ishte i pamundur 6a987db557e40

Gashi: Ideja fillestare e Abdixhikut ishte koalicioni me LVV-në, më pas tha se ishte i pamundur

September 2, 2026
1 minut lexim

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ideja fillestare e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, ishte formimi i një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gashi tha se Kuvendi i LDK-së e kishte autorizuar Abdixhikun që të negocionte dhe të formonte koalicion me LVV-në.

Sipas tij, pas disa takimeve, Abdixhiku kishte raportuar në Grupin Parlamentar të LDK-së se formimi i një koalicioni apo një forme bashkëpunimi me LVV-në ishte i pamundur.

“Situata duhet të shpjegohet më thellë dhe më gjerë. Ideja fillestare që e ka kërkuar kryetari i LDK-së ka qenë që të formojë koalicion me LVV-në. Dhe Kuvendi i LDK-së e ka autorizuar që të formojë koalicion me LVV. Pas disa takimeve ka ardhur në GP dhe ka deklaruar se është e pamundur që të formohet një koalicion apo mënyrë bashkëpunimi”, ak theksuar ai.

Gashi tha se, meqë kanë kaluar afatet kushtetuese dhe ligjore, vendi tashmë është futur në një fazë delikate të paqartësisë kushtetuese.

Ai shtoi se, gjatë takimeve, është konsideruar në masë të madhe se zhvillimet e fundit janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe se ekziston bazë që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendja ne burgjet e maqedonise se veriut eshte serioze vleresoi ministri toshkovski 6a9865e0ba847
Lajmi i mëparshëm

Gjendja në burgjet e Maqedonisë së Veriut është serioze, vlerësoi ministri Toshkovski

para vendimit manovrat qe veliaj te lere qeline 6a987e2faa8db
Lajmi i radhës

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

Të fundit nga

ShkoLartë