gjendja e te plagosurit ne prishtine eshte stabile po trajtohet ne kliniken e ortopedise 68e27500a01aa

​Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile, po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë

October 5, 2025
1 minut lexim

Një tentim vrasje ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Gjendja e tij për momentin është stabile dhe nga Emergjenca është dërguar në klinikën e Ortopedisë në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.

Këtë e ka bërë të ditur për KP, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Syla ka thënë se gjendja e pacientët të plagosur ka qenë stabile tërë kohën.

“Gjendja e pacientët të plagosur ka qenë stabile tërë kohën. Për trajtim të mëtutjeshëm ai është transferuar në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, rreth orës 16:39, dy persona të dyshuar, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, mashkull kosovar, duke e plagosur atë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek.

Ndërkohë, të dyshuarit ndodhen në arrati dhe Policia ka nisur hetimet intensive për kapjen e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia mirepret kampionatin boteror te shahut per te rinj 68e274f331487
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria mirëpret Kampionatin Botëror të Shahut për të rinj

video demtojne makinen pronari nuk kallezon policia zbardh ngjarjen pas pamjeve filmike 68e275ab06f5a
Lajmi i radhës

VIDEO/ Dëmtojnë makinën, pronari nuk kallëzon. Policia zbardh ngjarjen pas pamjeve filmike

Të fundit nga

ShkoLartë