Operacioni i kërkimit për personin e humbur Sh.I nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, ka përfunduar me sukses.
Postimi i plotë:
OPERACION ME SUKSES. Operacioni i kërkimit për personin e humbur Shaban Isufi nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, ka përfunduar me sukses.
Personi është gjetur shëndosh e mirë pas angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit në bashkëpunim me Policinë Rajonale të Gjilanit, Qendrën e Situatave dhe qytetarët vullnetarë.
Falënderojmë të gjitha strukturat e përfshira dhe komunitetin lokal për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë operacionit.
Burimi: botasot.info


