gjenden 12 migrante ne nje mercedes pas ndjekjes policore ne shkup shoferi ne arrati 6a34194385e25

Gjenden 12 migrantë në një “Mercedes” pas ndjekjes policore në Shkup, shoferi në arrati

June 18, 2026
1 minut lexim
Screenshot 20260618 170851 Facebook

Dymbëdhjetë migrantë janë gjetur në një automjet udhëtarësh të llojit “Mercedes”, pasi shoferi paraprakisht ka refuzuar të ndalojë në shenjën e policisë, ka shkaktuar aksident trafiku dhe është arratisur në drejtim të panjohur.

​Rasti në SPB Shkup është denoncuar dje, më 17.06.2026 rreth orës 19:47, kur është njoftuar se në autostradën nga Gradsko në drejtim të Shkupit po lëviz një automjet i dyshimtë me targa që i bënin pjesë një makine tjetër.

​Pasi shoferi nuk ka ndaluar në shenjën e ndalimit të dhënë nga policia, në nyjën rrugore pranë Miladinovcit është kthyer mbrapa dhe ka vazhduar të lëvizë në një rrugë dheu në fshatin Bllacë të komunës së Petrovcit.

​Duke ikur nga policia, shoferi ka humbur kontrollin dhe me automjetin ka goditur një pemë, pas së cilës menjëherë ka dalë dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.

​Nëpunësit policorë, pas kërkimit të terrenit, kanë gjetur automjetin e braktisur, në të cilin janë ndeshur 12 migrantë. Mes tyre, pesë persona ishin me origjinë nga Egjipti, ndërsa shtatë të tjerët ishin nga Turqia.

​Migrantët janë siguruar menjëherë dhe është në rrjedhë sipër vendosja e tyre në qendrën tranzitore në Tabanoc.

​Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë moment po ndërmerren masa intensive për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

WhatsApp Image 2026 06 18 at 3.37.36 PM
Lajmi i mëparshëm

Samet Bislimi, drejtuesi që po transformon NPK Tetova dhe po përmirëson shërbimet për qytetarët

pakistani irani do te rihape menjehere ngushticen e hormuzit 6a342b0747094
Lajmi i radhës

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë