gjate 18 muajve te fundit eshte folur shume per lojtaret e real madridit 6984b343411e0

Gjatë 18 muajve të fundit është folur shumë për lojtarët e Real Madridit

February 5, 2026
1 minut lexim

Gjatë 18 muajve të fundit është folur shumë për lojtarët e Real Madridit dhe distancën që ata përshkojnë gjatë ndeshjeve

. Një nga futbollistët që është vënë veçanërisht në fokus është Kylian Mbappe, statistikat e të cilit janë ndër më të ulëtat në skuadër.

Mbappe, i cili konsiderohet lojtar i paprekshëm për trajnerin e Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka shënuar 37 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por puna e tij pa top është kritikuar gjithnjë e më shumë, sidomos në javët e fundit të periudhës së Xabi Alonsos në krye të ekipit.

Megjithatë, ai tani është mbrojtur nga trajneri i kombëtares së Francës.

Sipas Cadena SER, trajneri i Francës, Didier Deschamps, u pyet për këtë çështje dhe, edhe pse pranoi se Mbappe nuk përshkon aq shumë distancë sa bashkëlojtarët e tij, ai beson se kontributi që jep lojtari i Real Madridit duhet të vlerësohet më shumë.

“Mendoj se nuk është ashtu, edhe nëse disa vrapojnë më pak se të tjerët. Nëse doni që ai të vrapojë të paktën 11 km në çdo ndeshje, mos u mundoni, sepse nuk do ta bëjë.

Kylian, ju pëlqen apo jo, të rinjtë e adhurojnë. Ju keni imazhin e një lojtari egoist dhe individualist, dhe është e vërtetë që një sulmues duhet të jetë edhe egoist, por mund t’ju siguroj se në funksionimin e kombëtares franceze ai sillet si kapiten”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zbulohet lista e plote e performuesve per premio lo nuestro 2026 6984acbc1d02d
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet lista e plotë e performuesve për Premio Lo Nuestro 2026

trump terheq 700 oficere imigracioni ne minnesota 6984b40bd9671
Lajmi i radhës

Trump tërheq 700 oficerë imigracioni në Minnesota

Të fundit nga

Elijona plas ‘bombën’ ndaj Klodit

Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona, e ka plasur një ‘bombë’ ndaj Klodit. Ajo tha se Klodi e ka pyetur atë se a e do ishte e

Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën

Janë përfunduar takimet e fundit për play-off-in në Europa dhe Conference League në futboll.  Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të
ShkoLartë