gjakpirese e mashtruese alba shperthen ndaj banores se bbvk 5 6ae667f449c84

‘Gjakpirëse e mashtruese’, Alba ‘shpërthen’ ndaj banores së BBVK 5

November 1, 2026
1 minut lexim

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur një reagim të ashpër nga Alba Pollozhani, e cila ka hedhur akuza të rënda ndaj banores.

Gjithçka nisi pasi Arlinda foli me banorët për idenë e realizimit të një filmi, duke rikthyer në vëmendje një projekt që, sipas Albës, ka mbetur i parealizuar.

Përmes disa postimeve në Instagram, Alba iu drejtua publikisht Arlinda Morinës dhe Edonit Elshanit, duke pretenduar se ishin angazhuar për realizimin e një materiali promovues, i cili fillimisht do të shërbente vetëm për të vlerësuar punën e tyre.

“Na morët për të bërë teaser, për të parë njëherë punën, jo për ta publikuar”, shkroi ajo, duke pretenduar se materiali vazhdon të jetë publik pa miratimin e personave të përfshirë.

Sipas Pollozhanit, problemi nuk qëndron vetëm te publikimi i pamjeve, por edhe te përdorimi i imazheve të tyre për të siguruar sponsorë për një film, për të cilin ajo thotë se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë.

“Kërkoni sponsorë me figurat tona pa aprovimin tonë për pjesëmarrje dhe pa nënshkrim kontrate”, ishte një tjetër akuzë e saj.

Por reagimi nuk u ndal këtu!

Në postimet pasuese, Alba përdori një gjuhë edhe më të ashpër, duke i cilësuar personat të cilëve u drejtohej si mashtrues dhe gjakpirës.

“Ironia e jetës! Dalin bëjnë moralin e jetës, gjakpirësit!”, shkroi ajo, ndërsa në një tjetër postim i quajti “mashtrues deluzionalë”, që sipas saj synojnë të përfitojnë para dhe famë nga puna e të tjerëve.

Pollozhani pretendon gjithashtu se ka prova për akuzat e saj, duke theksuar: “I kam me fakte! Me dokumente!”

Ajo paralajmëroi edhe ndërmarrjen e masave ligjore për dëmtim imazhi dhe mashtrim, ndërsa reagimin e përmbylli me thirrjen: “Stop gjakpirësit! Asnjë falje!”

Akuzat e ngritura mbeten pretendime të Alba Pollozhanit dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, Arlinda Morina, e cila është pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ndodhet brenda shtëpisë, ndërsa nuk ka një qëndrim të konfirmuar publik nga ana e saj lidhur me këto akuza.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

beqiri i del perballe dimitrievskit nese te pengon gjuha shqipe largohu nga qeveria 6ae667f18bd20
Lajmi i mëparshëm

Beqiri i del përballë Dimitrievskit: Nëse të pengon gjuha shqipe, largohu nga Qeveria!

Të fundit nga

ShkoLartë