“Gëzimi më i madh”, dasmë te Haradinajt, martohet Luani i ri
Është martuar djali i heroit Shkelzen Haradinaj, Luani. Dasma bashkoi familjarë, miq e dashamirë në Preljep të Deçanit. Aty ishin mbledhur rreth 600 veta.
Xhaxhai i Luanit, Daut Haradinaj për KosovaPress u shpreh i lumtur dhe uroi çiftin: të trashëgohet!
Haradinaj: Është një prej gëzimeve më të mëdha që kemi si familje
“Për mua është kënaqësi e dyfishtë: e para është se gëzon emrin e vëllait Luanit- dëshmor, pastaj është djali i dëshmorit, Shkelzenit. Normale: është njëra prej gëzimeve më të mëdha që kemi si familje… Janë rreth 600 të ftuar”, tha Haradinaj.
Në këtë frymë flet edhe shoku i Luanit, Zenel Goga.
Gogaj: Njëra prej gëzimeve më të mëdhaja me u martu djali i heroit
“Është njëra prej gëzimeve më të mëdha të martohet djali i heroit, Shkelzen Haradinaj. Një familje heroike”, tha Gogaj.
Shkëlzen Haradinaj ra dëshmor më 16 prill 1998 në betejë me forcat serbe. Ai kujtohet si njëra nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Burimi: botasot.info


