gerapetritis greqia mbeshtet maqedonine e veriut ne perparimin e saj ne rrugen evropiane 6880f86c4d2e9

Gerapetritis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në përparimin e saj në rrugën evropiane

July 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Greqi, u takua me Shefin e Diplomacisë Greke, ministrin Giorgos Gerapetritis.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut thonë se ministrat shprehën kënaqësi për takimin e sotëm, në një kohë kur të dyja palët janë të përkushtuara për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ata patën një bisedë të hapur dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi disa çështje me interes të përbashkët.

Në takim, Mucunski shprehu mirënjohje të sinqertë për solidaritetin që Greqia tregoi gjatë tragjedisë në Koçan dhe emergjencave të fundit pranë Dojranit.

“Këto nuk ishin vetëm gjeste ndihme, por akte të vërteta miqësie”, theksoi Mucunski, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Siç është raportuar, në takim u diskutua edhe për sigurinë – si në nivel rajonal ashtu edhe global.

U konfirmua veprimi i përbashkët brenda NATO-s dhe nevoja për koordinim të ngushtë në këto kohë të pasigurta. Në të njëjtën kohë, ministrat trajtuan procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Ministri Gerapetritis theksoi mbështetjen e fortë për rrugën tonë të integrimit evropian.

“Dua të theksoj edhe një herë mbështetjen e Greqisë për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane, bazuar në kushtëzimet e përcaktuara dhe parimin e meritave të veta, me një fokus të veçantë në kriteret themelore”, shtoi ministri grek Gerapetritis, thonë nga MPJ.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet nje person i vdekur ne shkup trupi dorezohet per autopsi 6880f347db658
Lajmi i mëparshëm

Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

drita jeshile drejt grupkatiullit te 5 te negociues reagon spiropali 688101cce92fd
Lajmi i radhës

Drita jeshile drejt Grupkatiullit të 5-të negociues, reagon Spiropali

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë